Barazimi me Vardarin “ngroh” Maganin: Golat do të vijnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2021 | 22:05

Barazimi me Vardarin “ngroh” Maganin: Golat do të vijnë

Egnatia, nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, po i nënshtrohet një faze intensive përgatitore. Në ditët e përgatitjeve në Ohër kërkohet që të merret maksimumi, pasi kushtet e mira i plotësojnë standardet punës stërvitore. Pas miqësores së fundit të luajtur në Maqedoni, ku Egnatia barazoi 0-0 me Vardarin, trajneri Magani ishte i kënaqur nga paraqitja e skuadrës.

egnatia

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” trajneri analizon situatën në ekip, punë që po bëhet si dhe pritshmëritë për sezonin e ri. “Ishte një tjetër test pozitiv për ne si skuadër, ndonëse faza përgatitore po kryhet me ritëm të lartë. Përqendrimi edhe me këtë kundërshtar ishte i lartë. I ndoqa me vëmendje të gjithë lojtarët, të cilët zbatuan mirë detyrat e dhëna. Nuk është asgjë e madhe që barazuam pa gola. Duhet të jemi më të qetë në rastet që na paraqiten.

Po harmonizohemi si skuadër dita-ditës. Kam besim se do bëjmë mirë të gjithë së bashku. Të dyja pjesët ishin me volum loje, ku vetëm fati na mungoj. Do të kemi në plan të tjera teste gjatë qëndrimit në Ohër. Kushtet e mira dhe mbështetja e presidentit dhe drejtuesve na bën të jemi komodë. Miqësoren do ta analizojmë dhe do t’u bëj me dije lojtarëve se çfarë duhet të riparojmë. Me pak fjalë, jemi në rrugën e duhur gjatë kësaj faze përgatitore.

Kohën e kemi përpara, nuk ka mungon asgjë të jemi solidë. Përforcimet e grupi ekzistues po përshtaten mjaft mirë, pritshmëritë mbeten të mëdha kurdoherë. Edhe golat besoj se do të arrijmë t’i gjejmë për të punuar më shumë. Ne si staf do bëjmë gjithçka që niveli i përfaqësimit të jetë dinjitoz”, u shpreh trajneri Magani pas testit me Vardarin.

ALDO BUZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"