Barazimi me Torinon nervozon Spaletin: Humbëm për një gol banal. Ne anti-Juve? Këtë gjë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 9:40

Barazimi me Torinon nervozon Spaletin: Humbëm për një gol banal. Ne anti-Juve? Këtë gjë…

I intervistuar nga “Sky Sport”, trajneri zikaltër ka analizuar përfundimin e ndeshjes. “E kam të vështirë ta shpjegoj arsyen e rënies në pjesën e dytë, sepse në një krosim nga 40 metra mbrojtja dhe portieri shkuan me vonesë, nuk e lexuan mirë dhe u ndëshkuan. Nuk i dhanë konsideratën e duhur atij pasimi: nuk ka shpjegim tjetër. Torino, me rikthimin nga pushimi, ushtroi normalisht presing. Ndërsa, përgjigjja jonë nuk ishte e duhura: pësuam një gol të vështirë për t’u analizuar, më pas është e qartë që ai rast të mbetet në kokë dhe skuadra nis të ndiejë presionin.

spaleti

ANTI-JUVE? – Spaleti më pas ka vijuar analizën e golit të parë “fatal”: “Faj i Handanoviç? Nuk ka faj një lojtar i vetëm. Te goli i parë mund të gabonte lehtësisht, sepse Beloti zhvendosi topin dhe e gjithë prapavija ishte me vonesë. Një gabim në vlerësim, që mund të ndodhë”. Ambiciet sezonale: “Nuk e kemi të lehtë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, për nga mënyra si ishim ndërtuar sezonin e kaluar: na nevojiten shumë hapa përpara. Mund të bëhemi antiJuvja, por si fillim duhet të rikuperojmë 20 pikë nga Napoli: zhvilluam një merkato fantastike, vitin e kaluar kishim njëmbëdhjetë elementë ndërsa këtë vit njëzetë.

Kjo na jep disa avantazhe. Një pikë në dy ndeshje? Në Sasuolo gabuam qëndrimin, sot (dje) humbëm për shkak të një goli banal e më pas u përhumbëm. Dëmtimet e Azamoahs e Vrsalikos? Taktikat ndryshojnë pak, thelbësore është forca në dyluftime dhe përballja me kundërshtarin pa frikë. Krijuam, më pas u ndalëm… Duhet të zhvillojmë një kampionat pozitiv, nevojitet më shumë kujdes. Interi anti-Juventus? Këtë e keni shpikur, unë duhet të luftoj me 5 skuadra të tjera, mbi të gjitha Napolin dhe Romën, përpara se të mendoj për Juven. E nisëm keq: ndeshje e shëmtuar kundër Sasuolos dhe 25′ të shëmtuara në pjesën e dytë kundër Torinos. Nëse luajmë kështu, dhe këtë e përsëris: jemi anti-askushi”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"