Barazimi me Tërbunin, trajneri i Burrelit: Jemi të kënaqur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 20:24

Barazimi me Tërbunin, trajneri i Burrelit: Jemi të kënaqur

Saimir Patushi i kënaqet pikës në transfertë me Tërbunin. Trajneri i Burrelit e quan pozitiv rezultatin që morën të shtunën në “Ismail Xhemali”.

Patushi-Saimir

“Një atmosferë shumë e bukur në stadiumin e Pukës, që na ndihmoi në zhvillimin e ndeshjes. Ne kishim ardhur për rezultat pozitiv dhe mendoj se edhe nga mënyra si u zhvillua loja, duhet të jemi të kënaqur me këtë barazim.

Është vetëm java e parë dhe kjo pikë vlen për moral, sidomos kur dihet që luanim jashtë fushës sonë”, tha tekniku për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"