Barazimi me skuadrën e parafundit në Serinë A, Pioli: Rezultat zhgënjyes, duhet përmirësuar faza goditëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 8:58

Barazimi me skuadrën e parafundit në Serinë A, Pioli: Rezultat zhgënjyes, duhet përmirësuar faza goditëse

Nëntë barazime në të gjitha turnetë e bëjnë Milanin skuadrën që ka barazuar më shumë gjatë këtij viti 2023 në Europë.

stefano-pioli

Rezultate zhgënjyese në shumicën e rasteve si ai i mbrëmshmi, për të cilin Stefano Pioli në konferencë për shtyp deklaroi: “Rezultati është zhgënjyes, nuk është ai që donim dhe kërkonim. Sa keq, sepse po i hedhim tutje shanset që duhet të na gjejnë më të vëmendshëm. Pas një pjese të parë shumë të mirë, në pjesën e dytë humbëm distancat, u nervozuam dhe nuk luajtëm më si ekip.”

Kuqezinjtë krijojnë shumë, por finalizojnë pak. Këtë e dinë lojtarët, por edhe trajneri, i cili në vijim të deklaratës së tij për mediat shtoi: “Ekipi mund të përmirësohet në fazën goditëse. Kemi zbritur shumë herë në zonë, por nuk kemi kaluar në avantazh. Kjo është diçka që na ka ndodhur edhe në ndeshjet e tjera. Mendoj se skuadra bëri një lojë shumë të mirë në pjesën e parë, por nëse nuk mund t’i zhbllokojë këto ndeshje, bëhet e ndërlikuar. Në situata pranë zonës mungonte saktësia, por jo pozicionet për të shqetësuar një mbrojtje kaq të mbyllur dhe kompakte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"