Barazimi me Skënderbeun, Tirana larg 200 mijë eurove

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 8:21

Barazimi me Skënderbeun, Tirana larg 200 mijë eurove

Tirana barazon me Skënderbeun dhe venit qëllimin e vet për titullin e dytë rresht. Lojtarët i largohen gjithmonë e më shumë shpërblimit të madh prej 200 mijë eurosh që ka premtuar presidenti Refik Halili, që konfirmohet ekskluzivisht për gazetën nga burime në klub.

Tirana2

Në Korçë kampionët dalin të plagosur, sepse tani janë shtatë pikë nga kreu, por kanë ende mundësi reale për të fituar titullin. Një trofe që do t’u mbushte xhepat, sepse në rast të titullit të 26-të, klubi do t’i shpërblente me një shumë të majme, ndërsa vetë lojtarët do të ndanin mes tyre 200 mijë euro, njëlloj si sezonin e shkuar.

Gjithsesi, mundësitë janë akoma. Në lojë është edhe një fazë, ndërsa kreu nuk është larg. Nëse Tirana fiton me Kukësin dhe Teutën, jo vetëm që hap kampionatin, por futet vetë në lojë për trofeun.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"