Barazimi me Romën, flet Pirlo: Bëmë një hap prapa, nuk e di nëse Interi është më i fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 14:10

Barazimi me Romën, flet Pirlo: Bëmë një hap prapa, nuk e di nëse Interi është më i fortë

Andrea Pirlo merr shënime, lidhur me vështirësitë që Juventusi hasi kundër Romës, në stadiumin “Olimpiko” dhe nuk ka ndërmend që t’i fsheh ato. Shqetësimi ekziston, duke parë sesi skuadra u ndrydh në disa raste, por nuk ka ndërmend që të trembet:

Pirlo-serio

“Roma sulmoi me shumë futbollistë njëherësh, njësoj si ne, ndaj në fushë u pa një ndeshje shumë ndryshe nga ajo që bëmë kundër Sampdorias. E pranoj se nga java e kaluar bëmë një hap prapa lidhur me paraqitjen tonë, por mund të ndodhë sepse jemi një skuadër në ndërtim, nuk kemi provuar ende shumë skema, pasi edhe faza përgatitore ishte e shkurtër dhe nuk kishim mundësinë për t’u praktikuar ngjatë miqësoreve.

Gjithsesi, në fund mendoj se është një pikë e fituar nga ana jonë dhe shumë pozitive, duke parë shpirtin që skuadra tregoi, edhe në disavantazh numerik. Morata në vështirësi? Alvaro ka vetëm dy ditë që ka mbërritur, Artur nuk mund të luajë titullar, duke qenë se në 6 muajt e fundit ka luajtur fare pak dhe mbi të gjithë duhet të përshtatet me futbollin italian. Por në të njëjtën kohë dua të them se hyri shumë mirë në fushë dhe jam i lumtur nga ajo çfarë Artur tregoi.

Bentankur është gjithashtu një lojtar që më duhet shumë, por fakti që ka luajtur shumë ndeshje sezonin e kaluar dhe ka mbërritur jo në formë të shkëlqyer në fazën përgatitore, do ende pak kohë që të gjejë ritmin e duhur”.

ronaldo555

Ndërsa lidhur me atë çfarë e pret nga sezoni në vazhdim, trajneri i Juventusit specifikon: “Kundër Romës e kisha menduar për të luftuar dhe fituar sa më shumë duele një kundër një në fazën ofensive, por nuk shkoi gjithçka sipas planeve. Në mesfushë pastaj më mungojnë mesfushorë të brëndshëm, si MeKeni, pasi me këta aktualët jam i detyruar që të luaj me dy lojtarë përpara mbrojtjes.

Interi më mirë se ne? Nuk e di, por sigurisht që janë më të fortë sesa sezonin e kaluar. Pastaj, nëse janë më mirë apo më keq, këtë do e tregojë fusha. E sigurt është që unë dhe Juventusi do të punojmë dhe do të luftojmë deri në fund. Ronaldo? Kristiano nuk na garanton vetëm gola, por edhe shumë kilometra të përshkruar, siç tregoi me Romën”, tha Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"