Barazimi me Pogradecin, te Tomori “pllakos” heshtja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 15:26

Barazimi me Pogradecin, te Tomori “pllakos” heshtja

Barazimi me Pogradecin ka “stopuar” entuziazmin e Tomorit. Në një kohë që pritej një fitore për të kapur kreun, skuadra ngeci në shtëpi. Dëshpërimi është i madh, ndonëse kanë ende shanse për t’u ngjitur në elitë.

tomori

Kur u kanë mbetur edhe 5 takime nga faza e tretë, Tomori do të luaj gjithçka për gjithçka. Sfida më e rëndësishme pa dyshim do të jetë ajo e së dielës. Udhëtojnë në Peqin për të matur forcat me Egnatian dhe një trepikësh i mundshëm do t’i kthente në garë. Vetë Bledar Sinella nuk ka në plan të dorëzohet dhe këtë e bëri të qartë edhe për “Panorama Sport”.

Këtë frymë po mundohet t’ua injektojë edhe futbollistëve, me shpresën që të shkurtohet diferenca me rrogozhinasit. Ekipi ndërkohë po punon me intensitet për këtë transfertë, ndonëse në heshtje të plotë. Beratasit kanë zgjedhur të qëndrojnë larg deklaratave emotive përpara javës së 20-të.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"