Barazimi me Lushnjën, Mërgjyshi ankohet: Arbitri ishte kundër Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 9:44

Barazimi me Lushnjën, Mërgjyshi ankohet: Arbitri ishte kundër Besës

Artan Mërgjyshi priste më shumë nga ky 90-minutësh. E pranon që goli i shpejtë i çoroditi, por ka rezerva edhe për gjykimin.

Mergjyshi Besa

Trajneri i Besës evidenton se ndalesat e shpeshta të lojës nervozuan lojtarët e tij. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, numri një i verdhezinjve “qan” edhe rastet e shumta të shpërdoruara.

“Pësuam një gol shumë shpejt. Ai na çoroditi disi dhe ekipi nuk arriti të dilte në lojën e vet. Nuk kam folur kurrë për gjyqtarët, por sot (dje) do flas. Në këtë takim kryesori gjykoi mjaft keq. E ndërpreu me dhjetëra herë lojën, aq sa rriti nervozizmin te lojtarët e mi. Kjo pati edhe pasojat e veta, pasi ata nuk ishin më të qetë para porte dhe shpërdoruan raste të shumta. Në pjesën e dytë, diçka ndry-
shoi.

Me zëvendësimet e kryera, luajtëm më lirshëm dhe rrezikuam disa herë me Kainën, Lilën, Moqin e Zeqirin. Por, nuk ishim në ditën tonë, me sa duket. Nuk kam mbetur i kënaqur nga ky 90-minutësh.

Të mitë nuk duhet të kishin shpërdoruar rastet që patëm dhe duhet ta kishim fituar takimin. Megjithatë, nuk ka arsye për pezmatim. Vend për rikuperim ka, ndonëse tani duhet të kishim dy pikë më shumë”, përfundoi Mërgjyshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"