Barazimi me Burrelin, flet Nevil Dede: Ndeshje e fortë, morëm çfarë dhamë në fushë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2022 | 11:45

Barazimi me Burrelin, flet Nevil Dede: Ndeshje e fortë, morëm çfarë dhamë në fushë!

Trajneri i Erzenit, Nevil Dede, pas barazimit në Burrel, për “Panorama Sport” deklaroi:

NEVIL DEDE

“U bë një ndeshje e fortë dhe e luftuar, mbi të gjitha korrekte. Kur terreni është i rënduar ka edhe dyluftime, por besoj që ishte brenda ‘fair play’-t çdo gjë. Ishte një ndeshje e barabartë.

Burreli na vuri në vështirësi në disa momente me topa të gjatë. Patëm disa shanse, po t’i shfrytëzonim ndoshta mund të dilnim me fitore, por edhe Burreli në 2-3 raste na vuri në vështirësi.

Gjithsesi, atë çfarë dhamë, atë dhe morëm. Kampionati është drejt fundit dhe mbi të gjitha duhet të jemi të qartë e të sigurt në hapat që hedhim. Rëndësi ka që nuk pësuam gol dhe nuk humbëm.

Tani kur nuk fiton kthen kokën dhe sheh çfarë bëjnë kundërshtarët e tu. Realisht shpresonim të jepnim diçka më të mirë, por nuk ia dolëm dot”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"