Barazimi me Besëlidhjen, flet Agim Canaj: U ndëshkuam nga dy gabime amatoreske

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2022 | 11:42


Barazimi me Besëlidhjen, flet Agim Canaj: U ndëshkuam nga dy gabime amatoreske

Agim Canaj “qan” gabimet. Barazimin përballë një rivali direkt nuk e bën dramë, por shpreh keqardhjen për mënyrën që morën golat. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport” trajneri saktëson se tani gara po bëhet më e vështirë, ndaj duhet të shtohet vigjilenca.

AGIM CANAJ

“Duke e ditur se ishim përballë një ekipi si Besëlidhja dhe për më tepër që luanim në transfertë, ishim përgatitur seriozisht. Ne duhej të shënonim që pjesën e parë, por ekipi lëshoi në metrat e fundit dhe shpërdoroi.

Pjesën e dytë e nisëm mirë dhe ia dolëm që të kalonim në avantazh. Më erdhi keq që për dy gabime amatoreske u ndëshkuam dy herë radhazi. Gjithsesi, arritëm që të rikuperonim dhe shmangnim humbjen.

Në fund të fundit një barazim në Lezhë është i mjaftueshëm. Sa i përket mbijetesës ende është herët për të folur, pasi janë edhe 9 ndeshje dhe diferencat janë të ngushta.

Ne do të punojmë që t’i marrim javët me radhë, që të kemi situatën nën kontroll. Besëlidhjes i uroj suksese”, tha tekniku i Lushnjës.

PANORAMASPORT.AL