“Barazimi ishte rezultati më i drejtë”, Martini: Teuta i synon gjithmonë Kupat e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 18:19

“Barazimi ishte rezultati më i drejtë”, Martini: Teuta i synon gjithmonë Kupat e Europës

Teuta u ndal në një barazim në Kupë përballë Erzenit me rezultatin 1-1. Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh se çdo gjë vazhdon të jetë e hapur për ndeshjen e kthimit dhe se skuadra e tij do të bëj çmos për ta fituar këtë kompeticion.

martini

Vetëm barazim. Sa ju vjen keq që nuk e mbyllët ndeshjen që në pjesën e parë?

“Ne kishim disa mundësi në pjesën e parë. Kjo ishte dhe për fatin. Një pjesë e parë më e ierë. Ndoshta dhe një strategji e Erzenit. E dija që ndeshja e dytë do ta linte të hapur këtë takim. Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe janë 90 minuta të tjera që duhet të presim.

Jeni përballur me Erzenin përpara dy vitesh…

Kemi ndryshuar të dyja ekipet. Kishim objektiva të tjerë. Ne donim titullin kampion, Erzeni në Kategroinë e Parë. Kjo ndeshje le çdo gjë të hapur për ndeshjen tjetër.

Ndonjë lojtar që do t’i tërhiqnit vëmendje?

Unë nuk kam qejf të shaj ose të lavdëroj dikë.

Të gjithë prisnin debutim të Kallakut. Kur do ta shohim në fushë?

Besoj se do ta shohim në fundjavë. Ne nuk e kemi luksin që të kemi disa lojtarë mangët si sot. Unë mendoj se me këta lojtarë formacioni do të jetë ndryshe.

Do të sakrifikonit Kupën për mbijetesën apo e kundërta?

Ne jemi një klub që 10 vitet e fundit kemi qenë në Kupat e Europës. Nuk do t’i ndaja. Mbijetesa është kryesorja, por Kupa është një nga ato kompeticionet që të çon në Europë”, u shpreh Martini për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"