“Barazimi ishte rezultati më i drejtë”, flet trajneri Tetova: Ja çfarë i mungoi sot Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 17:38

“Barazimi ishte rezultati më i drejtë”, flet trajneri Tetova: Ja çfarë i mungoi sot Egnatias

Trajneri I Egnatias, Edlir Tetova, mendon se skuadra e tij nuk ka bërë siç duhet punën ndaj Kastriotit në barazimin 0-0,. Duke folur për “Oversport”, ai tregoi defektet që kishte shfaqur ekipi në këtë duel.

tetova

“Përveç golit që mungoi duhet të them se nuk kishim detyra të mira taktike, sidomos në rrugëdaljen e topit dhe vonesa në presion të ekipit tim.

Si shkoi loja, rastet ishin për të dy skuadrat, ndaj mendoj se barazimi ishte i drejtë për të dy ekipet. U munduam në pjesën e dytë të luanim me tre sulmues, por edhe në të dytën ishte njëlloj si në pjesën e parë. Gjatë javës do të bëjmë analizën dhe gjithkush të bëjë detyrën për të shkuar drejt golit me idetë e mia.

Kishte shumë mungesë presioni dhe vonesa, mendoj se duhet të ketë shumë më tepër lojë efektive. Kështu është futbolli, vonesat vinin edhe nga lojtarët, ndoshta të vrarë, por kishte shumë. Kjo nuk ka zgjidhej për momentin se lojtarët shtrihen për disa minuta dhe ritmi i lojës bie.

Skuadra çaloi në gabime individuale në pasime,, edhe ndryshimi i skemës nuk na shkoi për shtat. Na duhet kohë të punojmë edhe skema të tjera për të shkuar drejt golit, por impenjimi i lojtarëve në atë që kërkoj duhet të jetë maksimal, gjë që sot nuk ndodhi”, tha Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"