“Barazimi ishte i merituar”, Kamarata: Kam besim se Apolonia do ia dalë të sigurojë mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 15:07

“Barazimi ishte i merituar”, Kamarata: Kam besim se Apolonia do ia dalë të sigurojë mbijetesën

Apolonia mori një barazim shumë të rëndësishme ndaj Kastriotit në Kamzë. Pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri Fabricio Kamarata u shpreh:

bandicam 2021-02-27 15-04-47-926

“Ishte një pikë e merituar për mënyrën se si shkoi ndeshja. Jam i lumtur për atë që tregoi  në ndeshjen e sotme. Do shkojmë ndeshje pas ndeshje, Të gjitha ndeshjet janë si finale, mendoj se skuadra ime i ka mundësitë për të qëndruar në Superiore. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra. E kishim rastin më të mirë për të shënuar.

Arbitrimi? Nuk kam dëshirë të flas për arbitrat. Edhe ai njeri është, mund të jepte më shumë kartona, por gabimet janë njerëzore.”, tha Kamarata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"