Barazimi i Skënderbeut ndaj Tërbunit, flet Memelli: U zhgënjeva, por kthehemi me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2022 | 14:33

Barazimi i Skënderbeut ndaj Tërbunit, flet Memelli: U zhgënjeva, por kthehemi me Dinamon

Migen Memelli ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi 1-1 në nisje të kampionatit ndaj Tërbunit. E megjithatë, sheh të mira edhe te ky rezultat. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, trajneri i Skënderbeut evidenton se luajtën me mungesa dhe pati ndikimin e vet në javën e parë.

MEMELLI

“E kishim vlerësuar Tërbunin dhe erdhëm në Pukë me qëllime të qarta. Donim të merrnim një rezultat pozitiv. U zhgënjeva nga barazimi në fakt, por edhe këtij rezultati duhet t’i gëzohemi.

Në fund të fundit e morën në fushë kundërshtare. Kishim disa mungesa, por kjo nuk do të thotë që ne të mos merrnim një trepikësh. Tërbuni në pjesën e parë dominoi, kurse në të dytën ne kishim raste për shënim, por pa rezultat.

Futbolli ka të papritura”, tha fillimisht pogradecari i stoli të bardhekuqve. Ai nuk demoralizohet, përkundrazi paralajmëron kthesën e menjëhershme.

Kundërshtari i javës së dytë do të jetë Dinamo dhe objektivi mbetet fitorja.

“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, që do ta luajmë në fushën tonë. Duhet të kthehemi te marrja e pikëve, kjo është rruga e vetme për të kapur elitën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"