Barazimi i Romës me Betisin, Murinjo: Ende shpresa për kualifikim, Belotit i “shkula veshët”
Zhoze Murinjo e ka cilësuar si të merituar barazimin me Betisin, por e konsideron Romën e tij ende në garë për t’u kualifikuar pavarësisht 3 pikëve diferencë nga vendi i dytë. Lidhur me ndeshjen në Spanjë, trajneri u shpreh:
“Barazimi ishte i merituar. Në të dyja ndeshjet nuk meritonim të dilnim pa pikë. Deri më 13 nëntor kemi ndeshjet e kampionati dhe dy të tjera në Ligën e Europës.
Ndoshta nuk jemi në pozitat më të mira të mundshme, por jemi në kohë për të sistemuar gjithçka dhe do të bëjmë të pamundurën”.
Më pas, vëmendja e trajnerit të Romës shkoi te sulmuesit.
“Abraham dhe Beloti ma shpifën në pjesën e parë, teksa në të dytën ishin thjesht fantastikë. Jo vetëm për golin, por edhe për zgjedhjet që bënë në fushën e lojës.
Nëse e patë, dolën në fushë me veshë të skuqur se ia tërhoqa shumë në pushim”, përfundoi tekniku portugez i verdhekuqve.
PANORAMASPORT.AL
