Barazimi i papritur me Brajtonin, Klop është i sinqertë: Nuk e meritonim të fitonim. Vetëbesimi është si një lule e vogël…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 20:43

Barazimi i papritur me Brajtonin, Klop është i sinqertë: Nuk e meritonim të fitonim. Vetëbesimi është si një lule e vogël…

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka pranuar se skuadra e tij vështirë se do të meritonte një fitore në duelin ndaj Brajtonit. Ky i fundit ishte në avantazh 2-0, u përmbys nga të kuqtë dhe më pas ia doli të çonte shifrat në rezultatin 3-3 përfundimtar.

klop

“Kjo ndeshje ka histori të ndryshme. Ka një histori se si ne pësuam shpejt dy gola, pastaj historinë se si u kthyem në ndeshje, e pastaj se si ne hodhëm poshtë gjithçka”, tha ai për BBC pas ndeshjes.

“Brajton është një ekip i mirë futbolli dhe një skuadër e mirë. Ishte një rreshtim ndryshe dhe a na çuditi? Po, pak. Por ne ishim 0-2 kur filluam të përshtateshim me atë mënyrë loje. Ne shënuam golat tanë që erdhën me kundërsulme. Mund të fitonim, por a e meritonim të fitonim? Nuk jam i sigurt. Brajton meritonte diçka.

Me të gjithë gjërat e mira që bëmë gjatë javës, vetëbesimi është si një lule e vogël që kur dikush e shkel, bëhet e vështirë. Ne duhet ta pranojmë këtë. Sigurisht, nuk është mjaftueshëm për ne, por kjo është ajo që kemi për momentin.

U kam folur djemve po ashtu si ju flas ju. Nuk e di se sa herë duhet të them se na nevojitet një reagim. Goli i parë ka një ndikim te të dy skuadrat. Ata po fluturonin dhe ne ishim diku në mes. E përdorën këtë situatë për golin e dytë.

Unë e di që kemi 10 pikë dhe ky është realiteti, unë nuk fshihem, por duhet të qëndrojmë bashkë dhe të rindërtohemi”, pranoi Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"