Barazimi i Holandës ndaj Ekuadorit, Van Dajk: Gota gjysmë plot, le të shohim përpara!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 11:33

Barazimi i Holandës ndaj Ekuadorit, Van Dajk: Gota gjysmë plot, le të shohim përpara!

Virxhil van Dajk u tregua realist pas ndeshjes së dytë të Holandës në Kupën e Botës, e cila rezultoi me një pikë në barazimin ndaj Ekuadorit. Në deklaratën e tij për “NOS”, kapiteni u shpreh:

VAN DAJK

“Ata ishin më të kthjellët në mesfushë ndërsa ne vuajtëm. Ritmi ynë i qarkullimit të topit ishte shumë i ngadaltë. E kishim përgatitur ndeshjen mirë , por ata me të vërtetë kanë disa nga ato zbritje të frikshme, e ne ua lehtësuam punën pasi humbëm topin shumë shpesh”.

Akuza direkte ekipit, por edhe optimizëm në fjalën e mbrojtësit që militon për Mançester Sitin. Në fund të deklaratës së tij, Van Dajk shtoi:

“Duhet të shohim më mirë gabimet tona. Kemi luajtur kundër një ekipi të mirë, i cili nuk është i klasit botëror në posedim të topit, ndaj edhe barazimi nuk është i justifikueshëm.

Në këto momente rëndësi ka që morëm një rezultat që na mban në vendin e parë, e kjo është gjëja më e rëndësishme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"