Barazimi i 50-të i derbit të kryeqytetit, ja statistikat interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 17:18

Barazimi i 50-të i derbit të kryeqytetit, ja statistikat interesante

Derbi i 158-të i kryeqytetit është mbyllur me rrjeta të paprekura. Barazimi i mbrëmshëm ishte i 50- ti në historikun e përballjeve mes dy skuadrave të kryeqytetit.

Tirana-Partizani Derbi

Shifrat 0-0 kanë dominuar te derbet që kanë përfunduar barazim në periudhën 2013-2020. Gjatë kësaj periudhe 7-vjeçare, 6 derbe kanë përfunduar në shifrat 0-0, dy ndeshje janë mbyllur në barazim 1-1 dhe barazimi 2- 2 është arritur në dy raste.

Derbi i fundit i sezonit të shkuar u mbyll në barazim 1-1. Edhe seria katërshe e derbeve të këtij edicioni nisi me barazim, por pa gola. Partizani dhe Tirana vinin në këtë duel me trajnerë të rinj, të cilët, me sa u pa, preferuan që të mos e humbnin përballjen e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"