Barazimi dramatik ndaj Leçes, Krunjiç: Ishim të pafat, ja çfarë na ka kërkuar Pioli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 9:25

Barazimi dramatik ndaj Leçes, Krunjiç: Ishim të pafat, ja çfarë na ka kërkuar Pioli

Prezenca e dytë sezonale dhe 67 minuta në total si kuqezi për Rade Kruniçin, por boshnjaku nuk u shmanget përgjegjësive, edhe pse dje luajti si zëvendësues. Duke folur pas ndeshjes, mesfushori i ardhur te Milani nga Empoli deklaroi: “Bëmë një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e parë.

Krunjic

Duhet të kishim shënuar më shumë, sepse me kalimin e minutave u tërhoqëm disi dhe Leçe na ndëshkoi. Mendoj se sot nuk patëm fatin me vete për të dalë nga fusha me pikë të plota. Sidoqoftë, kjo ndeshje na bën të ndihemi optimistë për të ardhmen. Tashmë kalendari na rezervon Romën dhe e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por duhet të mendojmë të punojmë sa më shumë në stërvitje”.

Komenti i boshnjakut nuk ka munguar edhe në lidhje me trajnerin e ri të Milanit, Stefano Piolin. Kruniç ka zbuluar impaktin që ka pasur me teknikun dhe disa nga udhëzimet taktike të marra në këto javë të para pune së bashku. “Kam folur me trajnerin që ditën e parë dhe më ka pëlqyer shumë.

Është një njeri i ndershëm dhe ma ka thënë qartë se çfarë pret nga unë. Sot (dje) më dha besim dhe e falënderoj. Ai na kërkon të bëjmë presing sa më agresiv dhe siç u pa sot (dje), sapo u tërhoqëm pak, na ndëshkuan. Më vjen keq, sepse duhet të kishim fituar”, deklaroi Kruniç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"