Barazimi dramatik ndaj Flamurtarit, trajneri Mema drejt shkarkimit nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 12:10

Barazimi dramatik ndaj Flamurtarit, trajneri Mema drejt shkarkimit nga Tirana

Flamurtari i merr pikë në frymën e fundit Tiranës, duke e çuar Ardian Memën drejt largimit nga bardheblutë.luftetari tirana

Në 90- minutëshin e reagimit të Tiranës, vetëm një barazim 2-2, me kryeqytetasit që nuk tregojnë as 10 për qind të dëshirës për të fituar, siç bënë në derbi. Një ndeshje ku Flamurtari merr një pikë falë shkalafitjes së Tiranës.

Edhe pse Mema e mohon, duket se ai është në rrugën e largimit nga Tirana, pasi edhe ultimatumi i vendosur nga drejtuesit për tri fitore radhazi është shkelur që javën e parë. Presidenti Refik Halili akoma nuk e ka marrë vendimin zyrtar për largimin e trajnerit.ardian mema

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Halili as nuk pohoi dhe as mohoi shkarkimin e trajnerit, duke fituar kohë për vendimin përfundimtar. Ama Mema për momentin është në një pikëpyetje të madhe…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"