Barazimet jashtë, drejtori teknik i Burrelit: Thyejmë tersin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 13:10

Barazimet jashtë, drejtori teknik i Burrelit: Thyejmë tersin!

Burreli do të ndeshet sërish me Besëlidhjen, por këtë herë për llogari të javës së pestë të Kategorisë së Parë. Edhe pse i njëjti kundërshtar i eliminoi nga Kupa, matjanët nuk shqetëson. Ishte ky shkaku që kursyen titullarët, pasi duan që të dielën në Lezhë të zbresin në fushë me artileri të rëndë. Portieri Koca, braziliani Luis Paulo dhe kapiteni Kledi Dibra do të jenë një forcë më shumë në këtë transfertë, prej së cilës priten pikë. Këtë e pohon edhe drejtori teknik, Klevis Gjoka, në një prononcim për “Panorama Sport”:

BURRELI DINAMO

“Do ishte mirë të kualifikoheshim edhe në Kupë, ndonëse prioriteti ynë mbetet kampionati. Fakti që nuk aktivizuam disa nga titullarët të enjten, flet shumë. I ruajtëm për të dielën. Besoj që do t’ia dalim, duke thyer edhe atë tersin e barazimeve jashtë fushe. Është e rëndësishme të jemi me këmbë në tokë dhe nuk do t’i lejojmë vetes asnjë gabim.

Sa më shumë ndeshje kalojnë, aq më shumë vështirësohet gara. Grupi është i plotë, ndaj në analizën e së premten kërkuam maksimumin nga kjo transfertë”.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"