Barazim në Sopoti – UKZMK, shtyllat ndalin golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2017 | 11:30

Barazim në Sopoti – UKZMK, shtyllat ndalin golat

Ndeshja mes Sopotit B dhe UKZKM e luajtur dje në Kamzë ka përfunduar pa gola. Edhe pse 90 minutat e takimit kanë rezervuar lojë të bukur, asnjë prej dy skuadrave nuk ka mundur ta dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 40-të Koxha për librazhdasit tenton të gjejë rrugën e rrjetës, por topi përplaset në traversë dhe del jashtë.

Sopoti - UK ZKM

Ndërsa në pjesën e dytë është Alliu që me një goditje nga jashtë zone trondit vetëm shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga Çela. Brati kundërpërgjigjet me një tjetër goditje nga distanca, por edhe këtë herë është shtylla ajo që i mohon golin ekipit të Zonjës së Këshillit të Mirë, çka bën që edhe krejt takimi të mbyllet me rrjeta të paprekura.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"