Barazim në Real-Mançester, anglezët triumfojnë me penallti. Shtatë gabime nga pika e bardhë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2017 | 10:16

Barazim në Real-Mançester, anglezët triumfojnë me penallti. Shtatë gabime nga pika e bardhë (VIDEO)

Reali i Madridit dhe Mançester Junajtid janë ndarë në një barazim 1-1 gjatë 90 minutave të kohës së rregullt të miqësores së vlefshme për turneun ICC, e zhvilluar në SHBA. Pas barazimit në lojë, anglezët triumfuan 1-2 gjatë goditjes së penalltive teksa u shënuan vetëm 3 nga 10 tentativa.

real mancester

Lingard kaloi skuadrën e Zhoze Murinjos në avantazh në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, por në minutën e 69 ishte Kasemiro ai që ktheu baraspeshën në rezultat. Të dy trajnerët, si Zidan edhe Murinjo, provuan thuajse të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.


Gjatë gjuajtjeve të penalltive, Mkhitarjan dhe Blind u treguan të saktë për Mançesterin, ndërsa vetëm Kezada shënoi për Realin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"