Barazim në miqësoren e dytë, Skënderbeu has probleme në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 20:09

Barazim në miqësoren e dytë, Skënderbeu has probleme në sulm

Skënderbeu i Orges Shehit zhvilloi sot në Korçë miqësoren e dytë në prag të përgatitjeve për sezonin e ri, pas asaj ndaj Maliqit disa ditë më parë ku triumfoi me rezultatin 2-0. Korçarët këtë herë kishin përballë skuadrën e Renovës që drejtohet nga ish-ndihmësi i Duros te Flamurtari, Jeton Beqiri.

Skenderbeu

Ky takim nuk prodhoi gola dhe përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Titullar në sfidën e sotme u aktivizua edhe mbrojtësi Kristi Vangjeli.

Skënderbeu u shfaq tepër kërkues në pjesën e parë, por nuk arriti të shënonte, ndërsa në të dytën loja u bë e mërzitshme dhe rastet ishin me pikatore. Në fragmentin e dytë të lojës, Shehi ka ndëruar thuajse të gjithë ekipin dhe tempi i lojës ra ndjeshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"