Barazim në miqësoren e dytë, Shqipëria U-17 bën “paqe” me Malin e Zi pas fitores së thellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 18:12

Barazim në miqësoren e dytë, Shqipëria U-17 bën “paqe” me Malin e Zi pas fitores së thellë

Shqipëria U-17 e mbylli në një barazim pa gola, miqësoren e dytë me Malin e Zi, edhe pse kishte raste të shumta shënimi.

shqiperia u17

Pjesa e parë ka filluar me dominim total të skuadrës së drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, e cila mori menjëherë në kontroll frenat e lojës dhe kërkoi portën kundërshtare nëpërmjet aksioneve të rrjedhshme. Kapiteni Mitaj ishte ai që ju afruar më shumë golit, por fati nuk ishte me të dhe topi i goditur prej tij përfundoi në shtyllë.

Edhe në të dytën, malazezët qëndronin më shumë në fushën e tyre, ndërkohë që kuqezinjtë e vegjël kërkonin golin. Me anë të Torës dhe Lushës, u afruan edhe dy herë tek goli, por pa arritur të përshëndetin rrjetën. Gjithçka mbyllet 0 me 0, dhe këtu përfundojnë edhe miqësoret për skuadrën e Beqirit, që në muajin nëntor do të luajë “Qualifying Round”, ku do të përballen me vendasit e Portugalisë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kujtojmë që miqësorja e parë me Malin e Zi, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me fitoren e thellë 3-0 të kuqezinjve.

Formacioni titullar i Shqipërisë U-17: Rroku; Zali; Mehmeti; Krasniqi; Janaqi; Mitaj; Mahmuti; Lusha; Dervishi; Bytyqi; Kasemi. (U aktivizuan: Tora; Mata; Papa; Gjuzi; Preka; Simoni; Spahija; Asallari; Çereni)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"