Barazim mes Islandës dhe Izraelit, Shqipëria ka përsëri fatin në dorën e saj në Ligën e Kombeve. Ja situata në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 22:54

Barazim mes Islandës dhe Izraelit, Shqipëria ka përsëri fatin në dorën e saj në Ligën e Kombeve. Ja situata në grup

Islanda dhe Izraeli janë ndarë sot në një barazim 2-2 mes tyre në sfidën e Ligës së Kombeve e kështu, për Shqipërinë gjithçka është përsëri në dorën e saj sa i përket fitores së grupit në dy ndeshjet e mbetura.

broja

Pas ndeshjes së sotme, Izraeli kryeson grupin me 5 pikë, i ndjekur nga Islanda me 3 pikë dhe Shqjpëria me vetëm 1 pikë. Por tashmë ndeshjet e mbetura për këto përfaqësuese janë vetëm ato që kanë ndaj Shqipërisë në muajin shtator.

Më 24 shtator, Shqipëria luan në transfertë pikërisht ndaj Izraelit dhe një fitore do të rihapte plotësisht shanset e saj për suksesin në grup, ndërsa rezultatet e tjera praktikisht ia dorëzojnë atë izraelitëve. Nëse sigurohen tre pikët ndaj Izraelit, pastaj kuqezinjtë duhet të përsëritin veten në Tiranë ndaj Islandës më 27 shtator, që është sfida që mbyll ndeshjet e Grupit 2 të Ligës B.

NDESHJET E MBETURA

Izrael-Shqipëri 24.09.2022

Shqipëri-Islandë 27.09.2022

b2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"