Barazim me Kastriotin, administratori i Dinamos: Nuk kishim asnjë dallim nga një ekip të Superiores, presim dhe 2-3 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 11:10

Barazim me Kastriotin, administratori i Dinamos: Nuk kishim asnjë dallim nga një ekip të Superiores, presim dhe 2-3 lojtarë

Barazimi me Kastriotin e Superiores i ka lënë mjaft të kënaqur drejtuesit e Dinamos, të cilët besojnë se kanë skuadrën e duhur për një sezon të suksesshëm. Administratori Ermal Barushi thekson për “Panorama Sport” se Dinamo nuk kishte asnjë dallim nga një ekip i Superiores në testin e së mërkurës.

Barushi
“Skuadra është në gjendje mjaft të mirë. Presim të zyrtarizojmë edhe 2-3 lojtarë dhe gjithçka kompletohet. Në ndeshjen e fundit miqësore me Kastriotin, përveç minutave të para ku u ndie druajtja e të luajturit ndaj një ekipi elite, Dinamo shfaqi nivel të kënaqshëm. Mund të them se nuk kishte asnjë dallim nga një ekip i Superiores. Luajtëm mirë, shënuam dhe u barazuam në fund, kur ishin ndërruar gati të gjithë titullarët. Grupi është thuajse i kompletuar dhe besojmë shumë se tifozët tanë do të shohin një skuadër me kualitet sezonin e ri. Grupi? Nuk e kemi problem, besoj se do të jemi sërish në Veri. Stafi teknik po bën një punë shumë të mirë, ndërkohë që klubi vazhdon punën për organizimin e gjithë strukturave të tij. Aktualisht po merremi me ekipet e moshave, që nga U-13 e deri tek U-21, që tashmë kanë nisur punën. Të gjithë trajnerët e moshave do të kenë bashkëpunim me trajnerin Kamarata gjatë gjithë kohës”, tha drejtuesi i klubit dinamovit.

Të shtunën blutë do të luajnë miqësoren e radhës me Turbinën në Cërrik, ndërsa më 12 shtator do të ndeshen me Skënderbeun.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"