“Barazim i mirë përballë Shqipërisë, por doja të fitonim”, trajneri i Kazakistanit: E dinim që kundërshtari ishte i vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 19:14

“Barazim i mirë përballë Shqipërisë, por doja të fitonim”, trajneri i Kazakistanit: E dinim që kundërshtari ishte i vështirë

Trajneri i Kazakistanit Mikal Bilek nuk e konsideroi rezultat negativ barazimin me Shqipërinë, megjithëse pranoi se dëshironte ta fitonte sfidën ndaj kuqezinjve. Pas përfundimit të takimit 0-0 në Astana, tekniku çek u shpreh se e dinte që sfida me Shqipërinë do të ishte e vështirë pasi lojtarët tanë luajnë jashtë vendit.

5f833520c3c60

“Sfida – Kishim shumë probleme në mbrojtje: Vorogovski, Alip nuk mund të luanin. Serej Mali kishte grumbulluar shumë kartona të verdhë. Maraçkini u dëmtua gjatë ndeshjes. Në të njëjtën kohë, mund të them se Jerlanovi, Kerimzhanovi, Beisebekovi bënë një paraiqtje të mirë. E dinim që Shqipëria është një ekip i mirë, shumë lojtarë luajnë jashtë. U paraqitën mirë sot dhe patën disa raste për të shënuar. Nuk humbëm, kjo ka rëndësi. Nuk patëm aq raste sa dëshironim. Tani për 3 ditë do të përgatitemi për ndeshjen me Bjellorusinë. Duam të arrijmë një rezultat më të mirë se një muaj më parë.

Një pikë e fituar apo dy pikë të lëna –
Luajtëm në shtëpi dhe dëshironim të fitonim, sidomos pas ndeshjes me Bjellorusinë. Donim një rezultat më të mirë, pro nuk e realizuam. Mendoj se në një aspekt 1 pikë është diçka e mirë duke ditur që kundërshtari pati disa raste për të shënuar në pjesën e dytë Djemtë u përpoqën të shënonin, por nuk ia dolën. Nuk mund të them asnjë fjalë të keqe për ata”, u shpreh trajneri i Kazakistanit Mikal Bilek.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"