Barazim dramatik për Istanbulsporin e Rrocës dhe Abazajt, vlerësim pozitiv për mesfushorin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 18:13

Barazim dramatik për Istanbulsporin e Rrocës dhe Abazajt, vlerësim pozitiv për mesfushorin shqiptar

Skuadra turke e Istanbulsporti, arriti një barazim drastik në shtëpi përballë Giresunspor, në sfidën e zhvilluar paraditen e sotme.

Rroca5

Ekipi ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë, Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj, ishte duke udhëhequr deri në minutën e 95-të, kur futbollisti Tozlu, i shtangu të gjithë teksa vendosi baraspeshën.

Miqtë e Giresunspor, për 35 minuta luajtën me 1 lojtar më pak, pasi Serxhinjo u ndëshkua me karton të kuq. Mesfushori Eduart Rroca ishte një nga më të dalluarit në fushë për Istanbulsporin. Faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, e vlerësoi me notën 7.7 shqiptarin për paraqitjen në përballjen e sotme.

VLERËSIMI I “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT”:  

Rroca

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"