Barazim dramatik për Feronikelin e Starovës, ende asnjë fitore në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2018 | 18:00

Barazim dramatik për Feronikelin e Starovës, ende asnjë fitore në Kosovë

Janë luajtur 2 takimet e vlefshme për javën e 32-të të Superligës Kosovare. Feronikeli i Sulejman Starovës ka barazuar sërish, kësaj here ndaj Vëllaznimit të Agim Canës. Ky ishte barazimi i tretë radhazi për skuadrën nga Nikli, ndërsa trajneri shqiptar, ende nuk e ka provuar shijen e fitores në Kosovë. Në 8 ndeshje ka arritur të sigurojë 7 barazime dhe  1 humbje.

Ferronikeli

Feronikeli ishte shumë pranë fitores, teksa në minutën e 94-t kaloi në avantazh, ndërsa në minutën e 95-të miqtë barazuan. Kur ka ngelur edhe një javë nga fundi skuadra e Ferronikelit me barazimin e sotëm siguroi mbijetesën, ndërsa Vëllaznimi do të luajë finalen javën e fundit ndaj Gjilanit, që barazoi sot ndaj Drenicës 1-1.

REZULTATET: 

Gjilani-Drenica 1-1

Feronikeli-Vëllaznimi 1-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"