“Barazimet po na duken si humbje”, Shkëmbi: Ju tregoj problemin më të madh të Teutës …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 18:54

“Barazimet po na duken si humbje”, Shkëmbi: Ju tregoj problemin më të madh të Teutës …

Teuta barazoi në transfertë ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-0. Trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi, analizoi këtë përballje, teksa evidentoi mungesën e golit si një problem serioz te “djemtë e detit”. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, Shkëmbi u shpreh.

bledi shkembi

“Nuk duhet hedhur poshtë ky barazim. Mendoj që u munduam. Nuk mendoj si Memelli që të dy ekipet u munduan të ruanin rezultatetin 0-0. Ne kërkuam ta fitonim ndeshjen. Patëm momentet tona. Është problem i madh i joni që nuk arrijmë të shënojmë. E ndjejmë dhe ne vetë që ky është një problem për ne.

Kapllani më pëlqeu shumë, bëri shumë mirë. Ka kohë të jetë në vëmendjen time. Do të jetë një lojtar që do të na ndihmojë. Kemi dhe probleme dëmtimesh. Lojtarëve të rinj ua japim mundësinë dhe deri tani po e justifikojnë mirë.

Barazimet po na duken si humbje. Edhe presidentëve nuk diskutohet që barazimet iu duken si humbje. Nuk po kalojmë moment të mirë te shënimi i goli. Ekipi po bën pak a shumë atë që kërkoj unë. Edhe sot patë disa probleme të tjera. Duhet t’i rregullojmë. Duhet që mundësitë t’i shfrytëzojmë dhe të shënojmë.

Pozicioni i Aleksit – Gjatë konferencave për shtyp nuk i qaj mungesat. Nuk kishim asnjë qendërmbrojtës tjetër, ndaj luajti Aleksi. Kjo ishte arsyeja pse e tërhoqa Aleksin mbrapa. Mendoj që bëri shumë mirë në fazën mbrojtëse. Nuk kisha asnjë alternativë tjetër që ta aktivizoja në atë pozicion”, u shpreh Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"