Banderola për Hashim Thaçin në Vlorë, Idrizi: Idiotësi! Do të plaste Lufta e Tretë Botërore nëse nuk e hiqnim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 0:17

Banderola për Hashim Thaçin në Vlorë, Idrizi: Idiotësi! Do të plaste Lufta e Tretë Botërore nëse nuk e hiqnim

Pas disa minutash pezullimi të takimit Flamurtari-Luftëtari për shkak të dy banderolave të vendosura në mbështetje të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Drenicës, klubi vlonjat vendosi të heqë banderolën në mbështetje të presidentit të Kosovës, i cili është thirrur nga Gjykata e Hagës të dëshmojë për krimet e Luftës në Kosovë.
Hashim Thaci Vlora krenohet me ty logo
USinan Idrizi
“Është një idiotësi. Nëse nuk krenohen me një shqiptar dhe Drenicën, të Azem dhe Shote Galicës, dhe Hasan Prishtuën, qenka një turp për këta. Nuk e kuptoj. Ne kemi solidarizëm. Hashim Thaci është hero kombëtar.

Janë thyer ndenjat e popullit serb. Po nuk e hoqëm këtë banderolë, plas Lufta e Tretë Botërore se po luhet ndeshja Mançester Junajtid-Juventus. Ne nuk kemi marrë krahë për asnjë, nuk gjej arsye ta kuptoj.

Hashim Thaçi është personalitet për Vlorën. Ka ardhur në stadium dhe na ka mbështetur. Nuk e kuptoj ku është problem. Kemi vendosur me mirëkuptimin e delegatëve të FSHF-së ta heqim banderolën për Hashim Thaçin”, u shpreh administrator i Flamurtarit Sinan Idrizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"