Bambam ishte i pari, një tjetër futbollist largohet nga Egnatia në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2023 | 15:39

Bambam ishte i pari, një tjetër futbollist largohet nga Egnatia në janar

Nga Egnatia është larguar mesfushori beratas Erald Hyseni. Lojtari ka luajtur me Egnatian në kampionat vetëm një ndeshje, madje si zëvendësues në javën e 4-t ndaj Vllaznisë fituar 3-0 në Rrogozhinë, ku u aktivizua në minutën e 81-të.

erald hyseni

Lojtarit momentalisht i janë parashtruar dy opsione. Ose huazim, ose dhe largimi drejt një skuadre tjetër, duke zgjidhur përfundimisht edhe kontratën që ka me KF Egnatian.

Hyseni mund të rikthehet sërish te Besa e Kavajës. Hyseni bëhet kështu lojtari i dytë i larguar nga ekipi rrogozhinas pas brazilianit Bambam.

FATMIR EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"