Baloteli me klub të ri, të hënën gati vizitat mjekësore me skuadrën italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:51

Baloteli me klub të ri, të hënën gati vizitat mjekësore me skuadrën italiane

Mario Baloteli është gati të rikthehet në Itali. Sulmuesi italian, i cili është pa kontratë prej muajsh pas aventurës së tij tek Breshia, ka gjetur një marrëveshje me ekipin e Monzas dhe për këtë arsye e rifillon nga Seria B.

SOCCER-AC MILAN-BALOTELLI-ARRIVAL

Të hënën ai duhet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me klubin nga Brianza deri më 30 qershor 2021.

Pas Kevin-Princ Boateng, Berluskoni dhe Galiani janë gati të vendosin një goditje tjetër, ku së bashku ishin me Milanin për gjashtë muajt e fundit të sezonit 2015/2016. Ideja filloi të rrotullohet në mendjen e Galianit këto ditë dhe është materializuar në orët e fundit.

Pasi të kryhet zyrtarizimi i marrëveshjes, Supermario do të bëhet “asi nën mëngë” për Monzan, e cila në Serinë B klasifikohet e treta për të synuar Serinë A sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"