Baloteli: Ikardi bomber, Milani të zgjohet dhe ta blejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 15:22

Baloteli: Ikardi bomber, Milani të zgjohet dhe ta blejë

Derbi dhe sidomos paraqitja e Mauro Ikardit ekzaltoi jo vetëm tifozët interistë, por edhe një milanist të deklaruar si Mario Baloteli. Edhe pse i rritur dhe i prezantuar në futbollin e madh si produkt zikaltër, sulmuesi i Nisës nuk e ka mohuar asnjëherë pasionin e tij për Milanin.

Baloteli Nise

Paraqitja stratosferike e kapitenit zikaltër, që me tregolëshin e tij vulosi fatin e derbit, ka mahnitur 27-vjeçarin që e ka provuar shijen e ndeshjes me të dyja fanellat e Milanos.

Baloteli per Ikardin

Në një postim pas mbrëmjes së derbit, “SuperMario” u tregua sportiv dhe njëkohësisht thumbues, teksa në profilin e tij “Instagram” postoi një status ku thuhej: “Komplimente këtij djaloshi vërtet shumë të aftë. Ikardi, bomber i vërtetë, ndoshta drejtuesit e Milanit zgjohen dhe e blejnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"