Baloteli akuza ish të dashurës: “Bujare” edhe me muratorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 22:51

Baloteli akuza ish të dashurës: “Bujare” edhe me muratorët

Kur një dashuri përfundon, jo të gjithë janë të gatshëm ose të aftë ta përballojnë ndarjen pa polemika, sidomos kur flitet për personazhe publike. Të tillë janë edhe Fani Neguesha dhe Mario Baloteli. Modelja ka akuzuar ish-të dashurin e saj për zgjedhjet e tij në dashuri, duke i kujtuar se jo të gjitha femra janë njësoj.

BALOTELLI-FANNY-NEGUESHA

Në një publikim në “Instagram”, 27-vjeçarja ka shkruar: “Mos thuaj që të gjitha femra janë të ulëta. Nëse ti do të ishe njeri i mirë, do kishe gjetur një femër të vërtetë. As më paratë që ke nuk i mban dot afër ato që i quan të ulëta e për këtë do ketë ndonjë arsye”. Ashtu si në fushë që nuk përmbahet, edhe në rrjete sociale Baloteli është i tillë. Në reagimin e tij, sulmuesi i Nisës e ka tejkaluar ndoshta masën duke replikuar me Negueshan, e cila aktualisht ka një lidhje me ish-juventinin Mario Lemina.

“Falë Zotit, kam dy fëmijë të mrekullueshëm që për nënë nuk kanë një si ajo. Nëse do të thuash të vërtetën, unë jam këtu, por e di që të jesh një femër më vlera dhe virtyte, nuk është primare për ty. Nuk shkatërroj familje unë. Asnjë trajner kombëtareje nuk ka frekuentuar më shumë futbollistë se ajo. As me fëmijët nuk rri dot e qetë, ndaj, postierë, muratorë, kamerierë, kudo që të jeni, hidhuni në sulm sepse mund të keni një shans. Fama dhe paraja nuk i interesojnë, i duhet dikush që gënjehet gjithmonë”, – shkruante Mario, teksa priten zhvillime të reja mes të dyve….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"