Balotazhe në mbrojtje dhe mesfushë, zbulohet si do luajë Skënderbeu ndaj Partizan Beogradit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2017 | 10:35

Balotazhe në mbrojtje dhe mesfushë, zbulohet si do luajë Skënderbeu ndaj Partizan Beogradit

Pas disa minutash nxehmje dhe ushtrime për lojtarët, stërvitja e djeshme u përqendrua totalisht te taktika. Trajneri filloi të rreshtonte ekipin në kushte loje. Veç zbardhjes së formacionit, Daja ka provuar edhe situata të ndryshme të ekipit, qoftë në qarkullim topi, daljet në sulm etj.

skenderbeu

Duket se Skënderbeu do të jetë në pjesën më të madhe ai ekip që luajti në ndeshjen kundër Jang Bojsit, por me një dilemë të vetme për sa i përket formacionit. Gjithçka do të nisë me kapitenin Shehi në portë, për të vazhduar më pas me Vangjelin në krahun e djathtë dhe dyshen Radas-Jashanica në qendër. Në krahun e majtë është balotazhi i hapur mes Micit dhe Alitit, të cilët mendohet se do të jenë në luftë me njëri-tjetrin për një vend titullari deri në momentet e fundit.

Kjo është edhe dilema e parë e trajnerit Daja. Në mesin e fushës mund të jetë Osmani i rikuperuar nga dëmtimi, ndonëse pritet të shikohet deri në fund nëse do të jetë gati për ta nisur titullar së bashku me Lilajn dhe Muzakën. Dita ka më shumë shanse për të qenë nga minuta e parë. Ndërsa sulmi pritet të mbetet i pandryshuar, ku Taku dhe Xhejmsi do të bëjnë krahët e ofensivës në mbështetje të gambianit Ali Soue. Ky i fundit shënoi golin e vetëm në ndeshjen që Skënderbeu barazoi ndaj Jang Bojsit.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"