Balotazh për sulmin tek Teuta, gjuajtje në portë për 20 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2019 | 17:14

Balotazh për sulmin tek Teuta, gjuajtje në portë për 20 minuta

Teuta shton “marshin”. Edhe pse me mungesën e Bledi Shkëmbit, stërvitja në Durrës ka vijuar me ritëm të lartë.

teuta

E gjithë vëmendja është e përqendruar te Tirana, kundërshtar që do ta presin të shtunën në “Niko Dovana”. Koha nuk premton, ndaj përgatitësi atletik Iris Selimi dhe zv.trajneri Françesko Vitobelo kanë marrë “frenat” e ekipit. “Djemtë e detit” e nisën nga palestra programin stërvitor, ndërsa me një seancë paradite punuan në aspektin fizik për afro 60 minuta.

Pasditja i riktheu lojtarët në fushë. Pas nxehmjes, Vitobelo dhe Selimi punuan me pozicionimin dhe lëvizjen e skuadrës në të gjithë sektorët e fushës, si në fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Stafi teknik i tregoi gjithsecilit se si duhet të qëndrojë në fushë, madje duke i korrigjuar edhe qëndrimet dhe kthimet gjatë aksioneve. Më shumë se 20 minuta skuadra punoi me goditjet standarde. Edhe në këtë rast ka pasur ndryshime të mëdha në rreshtim. Zv.trajneri italian gjatë gjithë kohës ka kërkuar shpejtësi në fushë dhe presing që te porta e kundërshtarit.

SKEMAT – Teuta duhet të ketë kujdes ndaj Tiranës. Janë jo pak, por 4 lojtarë që rrezikojnë prej të verdhëve. Arapi, Hoxha, Kallaku dhe Vecaj kanë marrë tre deri më tani dhe një i 4-t do të përkthehej me mungesë ndaj Luftëtarit. Këtë javë është i padisponueshëm Blagoja Todorovski. Ai u ndëshkua me të kuq në Ballsh, e rrjedhimisht nuk luan.

Uendi Vecaj është në fazën e fundit të rikuperimit dhe më shumë gjasë do të jetë gati. Pjesa tjetër nuk ka kurrfarë problemi, ndaj stafi teknik do të ketë mundësi zgjedhjeje. Edhe pse kanë filluar që të mendojnë për formacionin, dilema ka. Fabjan Beqja është piketuar si pasuesi i Todorovskit në të djathtë të mbrojtjes, por ka balotazh për majën e sulmit. Vetëm një mes Nikaç dhe Khalid do të zbresë në fushë, e megjithatë deri më tani duket disi më i avantazhuar malazezi. Megjithatë, deri të premten, kur do të kryhet e fundit stërvitje para kësaj përballjeje, do të përcaktohen edhe titullarët.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"