“Ballshiotët nuk kishin fair-play”, Kapllani flet bas barazimit: Lojtarët dhanë shpirtin në fushë, është mirë edhe një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2023 | 15:44

“Ballshiotët nuk kishin fair-play”, Kapllani flet bas barazimit: Lojtarët dhanë shpirtin në fushë, është mirë edhe një pikë

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, e ka cilësuar barazimin 1-1 ndaj Bylisit si një rezultat të mirë në transfertë. Ai vlerësoi shpirtin që kishte treguar ekipi duke barazuar deri në fund të ndeshjes.

kapllani

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e kishim parashikuar shumë të luftuar nga të dy skuadrat. E dinim që kundërshtari do jepte gjithçka për pikët maksimale. Ne vuajtëm fillimin e lojës presionin e kundërshtarit dhe pastaj arritëm të baraspeshonim lojën, duke parë edhe te porta kundërshtarë. Ishim në ekuilibër në të gjithë situatat, në pjesën e dytë patëm pak probleme në qendrën e mesfushës, sikur i lamë pak hapësira kundërshtarit. Duhet parë me kujdes goli i Bylisit se ishte një moment që lojtari ynë kishte marrë një goditje dhe ishte i shtrirë në zonë, duhej të kishte fair play nga ballshiotët, gjë që nuk ndodhi. Besuam deri në fund, edhe skuadra mendoj që u paraqit mirë dhe dhanë shpirtin në fushë. Besoj se po të kërkonim pak më tepër ,edhe mund të merrnim tre pikët.

Ne bëmë një ndërrim të detyruar në mbrojtje me lojtarin e fundit, Enk, i cili doli i dëmtuar nga loja. Shpresojmë në ditët në vijim të na kthehen të dëmtuesit, kishim edhe me kartonë që nuk ishin të pranishëm.

Fusha e Ballshit është shumë e vështirë dhe skuadrat tradicionale kanë hasur shumë vështirësi. Një pikë këtu është shumë me vlera. Në ndeshjet e ardhshme do të kërkojmë gjithmonë se nuk hyjmë për barazim por për fitore. Por ndeshja i ka të tre rezultatet brenda, ne do të kërkojmë të marrim maksimumin, duke filluar me Egnatian, i shohim javë pas jave”, tha Kapllani për  ”Overpsort” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"