Ballshi në këmbë, hap dyert e stadiumit për “finalen” e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 11:21

Ballshi në këmbë, hap dyert e stadiumit për “finalen” e sezonit

Bylis do të luajë sot ndeshjen që mund të vendosë përfundimisht fatet e sezonit. Ballshiotët do të presin Tiranën në fushën e tyre dhe do të kërkojnë medoemos fitoren. Është i vetmi rezultat që mund t’i japë shpresë ballshiotëve për të kapur vendin e parë. Bylis është shtatë pikë mbrapa Tiranës dhe nëse nuk fiton, atëherë bëhet thuajse e pamundur që të kapë vendin e parë në katër takimet e mbetura.

bylis

Vendimi – Duke parë rëndësinë e këtij takimi, drejtuesit e Bylisit kanë vendosur që hyrja në stadium për këtë ndeshje të jetë e lirë. “Nesër(sot) në orën 14:00 në “Adush Muçaj” hyrja falas! Eja, tregoje veten ti qytetari Bylin, mijëvjeçari dhe pasardhësi i gjakut të atyre që themeluan njerëzimin! Eja, tregoje veten ti pasardhësi i atyre që ndërtuan të parët teatro dhe stadiume të historisë së njerëzimit! Hidh një bluzë të kuqe krahëve, merr një shok, një mik, një fëmijë dhe tregoji se ne pasardhësit e Bylinëve jemi gabimisht në këtë kategori!

Bylis

Ata që janë në fushë e kanë treguar se nuk humbasin ndaj një kundërshtari të tillë! Nesër(sot) më shumë se kurrë besojmë tek ata djem! Bylis-Tirana, nesër(sot) ora 14:00″, shkruhej në faqen zyrtare të klubit ku bëhet thirrje për mbështetje maksimale. Pritet që të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh në mbështetje të ekipit në këtë takim. Ndërkaq, Bylis do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme në këtë takim. Niko Zisi nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Sadedini pas dënimit që ka marrë dje nga Komisioni i Disiplinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"