Ballshi në festë, një kompleks në qendër të qytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2018 | 11:40

Ballshi në festë, një kompleks në qendër të qytetit

Bylis me një komple ks stërvitor. Më në fund, skuadra ballshiote do të kenë mundësinë që të zhvillojë pa u shqetësuar seancat stërvitore për të luajtur më pas ndeshjet normalisht në stadium. “Kompleksi Sportiv Bylis” do të quhet terreni i inauguruar dje pas gjashtë muaj punimesh. Një terren që do t’i shërbejë qytetit të Ballshit dhe rrethinave për të zhvilluar më tepër futbollin.

Bylis1

Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë personalitete nga futbolli vendës, Qarku i Fierit dhe Vlorës, trajnerë e ish-trajnerë, Migjen Skënderaj, Niko Divia, Agim Meta, Luan Asllani, përfaqësues të USAID, deputetët Enkelejd Alibeaj e Luan Baçi, kryebashkiaku i Ballshit, Agron Kapllanaj, presidenti i skuadrës Besnik Kapllanaj, por edhe qindra banorë të zonës, fëmijë të moshave dhe lojtarë të skuadrës së parë.

bylis 3

Të pranishëm në Ballsh kanë qenë edhe përfaqësues të FSHF-së, të cilët kanë prerë shiritin për këtë ministadium që ka 400 ndenjëse, po ashtu i ofron të gjitha shërbimet për të zhvilluar një ndeshje zyrtare moshash. Mbi të gjitha, do të shërbejë për ngritjen e akademive sportive dhe të stërvitjes së skuadrës ballshiote.

KAPLLANAJ

Kryebashkiaku Kapllanaj ka falënderuar kreun e FSHFsë, Armand Duka, për këtë investim, pasi një pjesë të fondeve i ka akorduar institucioni i futbollit në vendin tonë që ky projekt të bëhej realitet. Në fjalën e tij para qytetarëve të Ballshit, Agron Kapllanaj u shpreh: “Që ky projekt të realizohej 100% duhej edhe një donator tjetër, pasi projekti e tejkalonte limitin e USAID-it që kishte në dispozicion.

Kapllanaj

Për këtë, me qenë se këtu kemi të bëjmë me një kompleks sportiv, unë nuk ngurrova, por shkova dhe takova mikun tim dhe të të gjithë mallakastriotëve, presidentin e FSHF-së, Armand Duka, të cilin gjej rastin ta falënderoj nga zemra, pasi përgjigjja e tij pa e mbyllur mirë fjalën ishte ‘po z. kryetar! Do të bëhemi bashkëfinancues në këtë projekt’. Një terren që do t’i shërbejë jo vetëm skuadrës së Bylisit, por të gjithë fëmijëve të zonës dhe ekipeve të moshave”, tha ndër të tjera kryebashkiaku i Mallakastrës, Kapllanaj, në fjalën e tij.

Bylis2

Bylisi do të zhvillojë sezonin e tretë radhazi në Kategorinë e Parë, si asnjëherë më parë në historinë e këtij klubi. Por, ky sezon do të merret shumë seriozisht nga drejtuesit, të cilët kanë ruajtur boshtin e vitit të shkuar dhe do të afrojnë lojtarë cilësorë për të përforcuar repartet më të dobëta për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Sot pasdite Bylisi zbret në stërvitje, por priten edhe surpriza me afrime lojtarësh vendës dhe të huaj. Pritet që gara në Grupin B të Kategorisë së Parë të jetë shumë e fortë.

ERJON SALIU 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"