Ballkani mund Prishtinën dhe merr kreun, ngec Feronikeli. Ja rezultatet në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 17:01

Ballkani mund Prishtinën dhe merr kreun, ngec Feronikeli. Ja rezultatet në Kosovë

Kanë përfunduar tre takimet e ditës së sotme, në kampionatin kosovar, aty ku Ballkani ka mundur Prishtinën dhe ka marrë kreun.

Ballkani-696x464

Baftiu në minutën e 56-të të takimit, i ka shënuar kryeqetasve dhe i ka dhënë trepikëshin Ballkanit, që tashmë figuron në vendin e parë me 20 pikë.

Ndërkasq Feronikeli është ndalur jashtë fushe nga Trepça 89, në një barazim 1-1. Rusi kaloi vendasit në avantazh, në fundin e pjesës së parë, ndërkaq Hoti barazoi në minutën e 77-të.

Ndërsa Vushtrria dhe Flamurtari, janë ndalur në një barazim spektakolar 2-2. Lushaku dhe Mateus kaluan në avantazh të dyfishtë vendasit, të cilët u barazuan nga Krasniqi dhe Stullqaku.

Rezultatet e sotme:

Ballkani- Prishtina 1-0
(Baftiu 56’)

Trepça 89’-Feronikeli 1-1
(Rusi 44’/ Hoti 77’)

Vushtrria-Flamurtari 2-2
(Lushaku 30’, Mateus 61’/ Krasniqi 68’, Stullqaku 80’)

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"