Ballkani i Shkëmbit triumfon me “poker” dhe merr përkohësisht kryesimin, Progni bën heroin te Gjilani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 17:05

Ballkani i Shkëmbit triumfon me “poker” dhe merr përkohësisht kryesimin, Progni bën heroin te Gjilani

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 28-të të Superligës së Kosovës. Ballkani i Bledi Shkëmbit, bëri detyrën në shtëpi ndaj Besës së Pejës që mban vendin e fundit duke triumfuar me rezultatin 4-1. Skuadra nga Suhareka mori përkohësisht vendin e parë pas kësaj fitoreje.

ballkani

Ndërkohë në sfidën tjetër, Gjilani mposhti Feronikelin me rezultatin 1-0, falë golit të Gerhard Prognit në minutën e 20-të, nga goditja e dënimit. 34-vjeçari nga Bajram Curri është shndërruar në një lider te skuadra e Ismet Munishit, ku ka qenë protagonist absolut me golat e tij në javët e fundit.

REZULTATET:

BALLKANI-BESA 4-1

Shënues: Korenica 5′, 69′ Gripshi 56′,  Prekazi 80′ / Qorri 24′ 

GJILANI-FERONIKEL 1-0

Shënues: Progri 20′ 

bALLKANI56+

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"