Ballkani i Dajës shkëlqen para aventurës Europiane, shkërmoq me 6 gola nënkampionët e Maqedonisë së Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 20:28

Ballkani i Dajës shkëlqen para aventurës Europiane, shkërmoq me 6 gola nënkampionët e Maqedonisë së Veriut

Ballkani i Ilir Dajës ka shfaqur efikasitet të lartë në ndeshjen e fundit përgatitore para debutimit në Champions. Të premten pasdite në Shkup, kampionët e Kosovës, shkërmoqën me rezultatin 6-1, skuadrën e Akademija Pandev, që në sezonin që sapo u mbyll, zuri vendin e dytë një kampionatin.

auto_ballkani1655487800

Meriton Korenca, Ermal Krasniqi, Albin Berisha, Dilivio Hofman, Edi Maksutaj dhe Theophilus Solomon shënuan golat për Ballkanin.

Vlen të theksohet fakti se ekipi nga Suhareka në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve luan me Zalgirisin e Lituanisë. Ndeshja e parë zhvillohet më 5 korrik në Prishtinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"