Ballkani i Dajës shkëlqen në miqësore, i shënon 6 gola skuadrës hungareze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 18:32

Ballkani i Dajës shkëlqen në miqësore, i shënon 6 gola skuadrës hungareze

Ballkani i Suharekës, që drejtohet nga Ilir Daja, zhvilloi ditën e sotme, miqësore e parë në Turqi, ku është duke kryer fazën përgatitore.

ilir daja

Ky ishte testi i parë për teknikun nga Tirana, i cili mori “timonin” e skuadrës kosovare, vetëm pak kohë më parë, pas mbylljes së aventurës me Partizanin.

Ballkani shkëlqeu në testin e sotëm ndaj skuadrës hungareze të Nuirehyhaza, duke triumfuar me rezultatin tenistik 6-1. Golat për suharekasit u u shënuan nga Baftiu, Korenica, Berisha, Bytyqi dhe dopieta Rrahmanit që vulosën kështu triumfin spektakolar të Ballkanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"