Ballkani fiton duelin për kreun me Dritën, Gjilani i Mezanit mposht Feronikelin. Ja rezultatet në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 4, 2020 | 15:16


Ballkani fiton duelin për kreun me Dritën, Gjilani i Mezanit mposht Feronikelin. Ja rezultatet në kampionatin kosovar

Janë mbyllur para pak minutash 3 ndeshjet në Ipko-Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 21-të në këtë kampionat.Besnik-Krasniqi-Bunjamin-Shabani-696x463

Ballkani ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur Dritën në ndeshjen për kreun e renditjes. Baftiu në minutën e 75’ dhe Kuc në minutën e 82’, i dhanë një fitore me shumë vlera Ballkanit, që vazhdon në krye të renditjes me 44 pikë, 4 pikë më shumë se Drita e vendit të 3-të.ballkani

Një fitore shumë të rëndësishme ka marrë edhe Gjilani i drejtuar nga Gentjan Mezani, të cilët kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Feronikelin në shtëpi. Për Gjilanin shënoi dopietë Hajdari, në minutat 9’ dhe 13’, ndërsa për miqtë shënoi Dabiqaj në minutën e 38’. Gjilani renditet në vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Feronikeli në vendin e 5-të me 31 pikë.Gjilani-Gre-696x464

Fitore ka marrë edhe Llapi që mposhti me përmbysje 2-1 Trepça 89 në transfertë. Manaj kaloi vendasit në avantazh në pjesë e parë, ndërsa në të dytën miqtë përmbysën gjithçka, falë golave të Ymerajt në minutën e 82’ dhe Krasniqit në 84’.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com