Ballkanasi jashtëtokësor, shënon 60 pikë në një ndeshje dhe shkruan historinë në NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2022 | 15:44

Ballkanasi jashtëtokësor, shënon 60 pikë në një ndeshje dhe shkruan historinë në NBA

Nba vijon me sfidën e ndeshjeve të se zonit të rregullt në të dyja konferencat, ndërsa në orët e para të mëngjesit të djeshëm u shënua një paraqitje historike. Luka Donciç bëri një paraqitje të pabesueshme në fitoren e Dallasit kundër Nju Jorkut, takim që u mbyll me kohë shtesë në shifrat 126-121 në favor të “Maverics”.

doncic

Një ndeshje prej jashtëtokësori nga lojtari slloven, i cili realizoi 60 pikë, 21 ribaunde si dhe 10 asist, për të kompletuar një tripletë të pabesueshme treshifrore. Por ajo që bën edhe më epike paraqitjen e Donçiç është mënyra si arriti këto statistika.

Kur kishin mbetur 27 sekonda nga fundi i kohës së rregullt, Dallas ishte 9 pikë në disavantazh ndaj “Knicks”. Për të përshkruar mrekullinë që bëri në parket ylli slloven, mjafton të përmendim faktin se në 20 vitet e fundit në NBA asnjë ekip i gjendur me 9 apo më shumë pikë disavantazh 27 sekonda nga fundi nuk e ka fituar ndeshjen.

Për të bërë edhe më epike sfidën mendoi po Donçiç, i cili katër sekonda nga fundi, i gjendur i vetëm përballë rrethit, pasi po ekzekutonte një goditje të lirë gaboi me dashje duke i dhënë kështu mundësi vetes që të kapte përsëri topin dhe të shënonte një dypikësh në të rënë të sirenës për të dërguar takimin në shtesë.

Më pas në “over time” slloveni shtoi edhe 7 pikë të tjera dhe 3 ribaunde. Me këto statistika, ai barazon Xhejms Harden, i cili ishte i vetmi deri më sot që kishte regjistruar 60 pikë në një ndeshje, të plotësuar edhe me dopioshifër ribaundesh dhe asistesh.

“Jam i vdekur, kam nevojë për një birrë. Ishte një ndeshje intensive dhe më duhet të pranoj se jam i ezauruar”, do të shprehej menjëherë pas paraqitjes fenomenale Donçiç, i cili ndonëse është vetëm 23-vjeç, vijon të mahnisë prej disa vitesh në NBA.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"