Balliu drejt Turqisë, Metz i vendos çmimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 12:14

Balliu drejt Turqisë, Metz i vendos çmimin

Rënia e Metz nga kategoria elitare në Francë ka bërë që drejtuesit të ndryshojnë strategjinë e shpenzimeve. Për këtë, disa prej futbollistëve mund të lënë skuadrën gjatë merkatos së transferimeve. Një prej emrave është edhe Ivan Balliu. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vlerësohet si alternativa e duhur nga skuadra e Goztepes në Turqi.

Balliu

Duke parë tratativat, skuadra franceze ka caktuar çmimin e largimit të tij. Bëhet fjalë për rreth 900 mijë euro, që duhet të paguajë skuadra turke në rast se do të kërkojë shërbimet e shqiptarit. Për Goztepen, aktualisht janë edhe dy emra të tjerë si alternativa për linjën e djathtë të mbrojtjes: Ahmet Oguz Gencelbirligi dhe Lamine Gasama nga Antaliaspori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"