“Ballist” Morina i shpëton burgut, u akuzua për armëmbajtje pa leje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2016 | 16:22

“Ballist” Morina i shpëton burgut, u akuzua për armëmbajtje pa leje

Gjykata e Tiranës vendosi sot dënimin me 2 vjet burg për Ismail Morinën, tifozin e njohur si “Ballist” Morina.

 

Ismail Morina, (Ballisti), gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Apelit, ku nuk ka ndryshuar masa e sigurise arrest me burg per armembajtje pa leje./r/n/r/nIsmail Morina (ballisti), during a hearing in the Court of Appeals.

Ismail Morina, (Ballisti), gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Apelit.

Ai u fajësua për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, për shkak të një arme që iu gjet me vete dy ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi në tetor 2015.

Dënimi i tij u ul në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, por “Ballisti” nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli.

Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë atë në liri me kusht për një periudhë 18 mujore.

Në të njëjtin vendim, gjykata urdhëroi lirimin e “Ballistit” nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” në të cilën ai qëndroi gjatë gjykimit.

Ai njihet ndryshe si “Ballistit” Morina dhe u bë i njohur pas uljes së dronit në stadiumin e Beogradit në tetor të vitit 2014, gjatë kohës kur po luante ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2016”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"