Ballafaqimi pas humbjes me përmbysje ndaj Arabisë, Mesi i kërkon Argjentinës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 14:32

Ballafaqimi pas humbjes me përmbysje ndaj Arabisë, Mesi i kërkon Argjentinës…

Humbja me Arabinë Saudite nuk ka kaluar pa u analizuar në kampin argjentinas.

MESI 1

Më shumë se në planin taktik, grupi duhet të lërë pas shokun që ka pësuar për të mos e lënë këtë disfatë të ndikojë në vazhdimësinë e tyre në këtë kompeticion.

Para ndeshjes, si Lionel Mesi dhe trajneri Skaloni kishin folur për rëndësinë e nisjes mbarë të Botërorit, por me debutimin që doli jashtë parashikimit, dyshes nuk i ngelet gjë tjetër veçse të synojë triumfin në ndeshjet e radhës.

Për këtë ka qenë i menjëhershëm ballafaqimi i skuadrës në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Lusail”, ku kryefjalë ishte bërë qetësia, bashkimi dhe ringritja, ashtu siç kishte deklaruar Mesi në konferencën pas ndeshjes.

Ishte pikërisht kapiteni që u përcolli këtë mesazh edhe shokëve të tij të skuadrës, zëri i të cilit ishte i vetmi që u dëgjua në atë mbledhje, e cila zgjati rreth një orë, për t’u kujtuar të gjithëve synimet dhe cilësinë e grupit.

Siç raporton “Tyc Sports”, kapiteni ka marrë një betim nga i gjithë grupi për të mos lejuar më një të tillë, por reflektimi u duk i menjëhershëm edhe në rrjetet sociale, aty ku postimet pas ndeshjes të të gjithë bardhekaltërve kishin në fokus bashkimin dhe optimizmin për dy ndeshjet e ardhshme.

E ndërsa kanë nisur përgatitjet për Meksikën, trajneri Skaloni ka dashur të qetësojë gjithë grupin, që pas stërvitjes së djeshme ka pasur kohën e lirë për të takuar familjarët dhe për të gjallëruar situatën gri që mbizotëronte në kampin argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"